Flash

VIDEO/ Edhe Korça në protestë, qindra qytetarë marshojnë në rrugë

Lapsi.al 5 June 2026

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, qytetarë dhe aktivistë u mblodhën në një protestë ku kërkuan anulimin e projektit në Zvërnec.

Pjesëmarrësit kërkuan gjithashtu shfuqizimin e Paketës së Maleve.

Mes pankartave të mbajtura nga protestuesit nuk munguan as mesazhet që lidhen me vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli për të cilin u mbajt 1 minutë heshtje.

Protesta u zhvillua në pedonalen e qytetit të Korçës e cila u mbush plot me qytetarë. Ata bënë thirrje gjithashtu për protesta masive edhe në ditët në vijim.

“Qoftë e bekuar pika që mbush gotën” dhe “Ti dogje rininë, sot të djeg rinia ty!”, ishin disa nga pankartat që mbanin qytetarët në duar.  /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI