
Një incident është regjistruar gjatë një aksioni të forcave "Shqiponja" për shoqërimin e protestuesve. Një qytetar ka mbetur i shtrirë në mes të rrugës dhe dyshohet se është goditur me shkop gome në kokë. Ka qenë gazetari Osman Stafa i cili ka pasur një përplasje me policinë, duke i kërkuar që të mos dhunojnë qytetarët.
Më pas, ambulanca ka mbërritur në zonë dhe ka marrë protestuesin i cili mbeti i shtrirë, pa ndjenja pas dhunës barbare nga policia.