Flash

Thirrje urgjente Brukselit/ Mbi 100 eurodeputetë kërkojnë zhbllokimin e 200 miliardë eurove asete ruse për Ukrainën

Lapsi.al 10 September 2026

Më shumë se 100 eurodeputetë nga të gjitha grupet kryesore politike i kanë dërguar një letër të përbashkët udhëheqësve më të lartë të Bashkimit Evropian, duke kërkuar rihapjen e menjëhershme të bisedimeve për përdorimin e aseteve të ngrira ruse në ndihmë të Ukrainës. 

Nisma vjen në një moment kritik kur Kievi raporton një mungesë të menjëhershme prej 23 miliardë eurosh në fondet e mbrojtjes, ndërsa kostoja e shkatërrimeve nga agresioni rus përllogaritet se i kalon 600 miliardë eurot. Megjithëse BE-ja miratoi më parë një kredi mbështetëse prej 90 miliardë eurosh, eurodeputetët paralajmërojnë se kjo paketë është e pamjaftueshme, ndërsa vendet anëtare ngurrojnë të alokojnë para shtesë nga buxhetet e tyre kombëtare.

Plani i mëparshëm i Komisionit Evropian për kthimin e mbi 200 miliardë eurove të ngrira në kredi për Ukrainën dështoi gjatë samitit të Brukselit, për shkak të rreziqeve ligjore. Vendet si Belgjika ku ndodhet depozituesi kryesor Euroclear nën drejtimin e kryeministrit Bart De Wever — si dhe Italia, Bullgaria e Malta, shprehën frikën se mund të përballeshin me me padi financiare nga Banka Qendrore e Rusisë. 

Për të zhbllokuar situatën, eurodeputetët propozojnë një zgjidhje të re teknike:

Krijimi i një instrumenti komunitar: Fondet ruse të kalojnë në një strukturë të posaçme të BE-së, e cila do të merrte përsipër të gjitha detyrimet e mundshme ligjore ndaj Rusisë.

Mbrojtja e shteteve anëtare: Kjo skemë eliminon rrezikun e padive direkte ndaj vendeve si Belgjika, duke garantuar financim të vazhdueshëm për mbrojtjen e Ukrainës. 

Letra e iniciuar nga eurodeputetët Karin Karlsbro, Nathalie Loiseau dhe Petras Auštrevičius mban firmën e përfaqësuesve nga PPE, Renew Europe, Socialdemokratët, të Gjelbrit, ECR dhe E Majta. Dokumenti i është dërguar Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Shefes së Politikës së Jashtme Kaja Kallas, Komisionerit Valdis Dombrovskis, Presidentit të Këshillit António Costa dhe Kryeministrit irlandez Micheál Martin, me mesazhin e qartë se Moska duhet të paguajë vetë për dëmet e luftës që ka nisur.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI