Flash

Operacion antidrogë në Korçë, në pranga një person, procedohet penalisht një tjetër

Lapsi.al 10 September 2026

Një 31-vjeçar është arrestuar në Korçë pas një operacioni kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur policia ndaloi një automjet me dy persona. Gjatë ndërhyrjes, pasagjeri hodhi nga makina një qese që dyshohet se përmbante kanabis.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit nuk iu bind fillimisht urdhrit për të ndaluar dhe u ndoq nga efektivët. Pas kontrollit, 31-vjeçarit E.B., banues në Vlorë, iu gjet edhe një thikë që e mbante me vete. Ai u arrestua, ndërsa drejtuesi i automjetit, E.S., banues në Korçë, u procedua në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI