Flash

Tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës në nivelin më të ulët prej gati dy muajsh

Lapsi.al 12 June 2026

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë në nivelin më të ulët të gati dy muajve. Një fuçi nafte e papërpunuar Brent po tregtohet nën 90 dollarë. Rënia e fundit e çmimit e çoi Brent në 88.17 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që prej 17 prillit. 

Analistët e lidhin këtë zhvillim me përparimin e bisedimeve për paqe, të cilat kanë zbutur shqetësimet e tregjeve për furnizimin me naftë. Pavarësisht rënies së ndjeshme, çmimi mbetet dukshëm më i lartë se niveli para nisjes së konfliktit, kur një fuçi Brent tregtohej rreth 72 dollarë. Ky nivel është gjithashtu mbi mesataren e regjistruar gjatë vitit 2025.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI