
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Nga informacionet paraprake, një person dyshohet se është vrarë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.