Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar gjatë natës në Durrës, një pranë një lokali dhe tjetri në zonën e Shkallnurit. Sipas policisë, shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11. Një sasi e vogël lënde plasëse u hodh në derën e jashtme të një lokali në pronësi të G.K. Nga shpërthimi pati dëme të lehta materiale.
Rreth 40 minuta më vonë, një tjetër sasi eksplozivi u hodh në derën e garazhit të një automjeti, në zonën e Shkallnurit, pranë aksit Plepa–Ndroq. Edhe në këtë rast u shkaktuan vetëm dëme materiale.