Flash

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Shënohen raste të reja me fruth në Kosovë

Lapsi.al 17 August 2026

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se vetëm gjatë javës së fundit në Kosovë janë regjistruar 25 raste të reja me fruth.

Sipas IKSHPK-së, nga 16 prilli deri më 17 gusht, në Kosovë janë konfirmuar 137 raste me fruth.

Për krahasim, në periudhën 2021-2024, ishin regjistruar vetëm tri raste me fruth, të gjitha të importuara.

Sipas të dhënave të këtij instituti, më së shumti raste janë regjistruar në Prishtinë, përkatësisht 47, teksa IKSHPK se ka intensifikuar aktivitetin për vaksinim në komunat me numrin më të lartë të rasteve, duke vaksinuar 276 fëmijë që nuk kishin marrë me kohë, sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, vaksinën MMR.

“IKSHPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore”, thuhet në njoftim, ku shtohet se vaksinimi është mënyra më efektive për parandalimin e sëmundjes.

Fruthi është ndër sëmundjet më ngjitëse dhe transmetohet përmes ajrit.

Epidemiologia e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Edita Goranci, në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë deklaroi se rikthimi i sëmundjes në Kosovë lidhet drejtpërdrejt me rënien e e vaksinimit të fëmijëve me vaksinën MMR.

"Kur e kishim mbulueshmërinë mbi 95 për qind me vaksinën kundër fruthit, situata epidemiologjike ishte e qetë. Rastet paraqiten pikërisht ku ka fëmijë të pavaksinuar", tha Goranci.

Epidemiologia Goranci tha se doza e parë e vaksinës kundër fruthit mrbon në 93 për qind të rasteve, ndërkaq e dyta në 97 për qind.

"Është një ndër vaksinat më të sigurta", theksoi ajo.

Sipas saj, një fëmijë i infektuar infekton rreth 90 për qind të kontakteve që nuk janë të vaksinuara.

“Virusi përhapet gjatë të folurit, kollitjes apo teshtitjes, dhe mund të qëndrojë deri në dy orë në ajër dhe në sipërfaqe", shpjegoi Goranci.

Temperatura, ethet, rrjedhja e hundëve, skuqja e syve dhe dhimbja e fytit janë simptomat e para të fruthit, sipas saj.

Kjo sëmundje është vdekjeprurëse. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 95 mijë njerëz kanë vdekur nga fruthi gjatë vitit 2024, shumica fëmijë nën moshën pesëvjeçare, megjithëse e kishin pasur një vaksinë në dispozicion. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI