
Reperi amerikan Kanye West do të performojë në Shën Petersburg në tetor, sipas një postimi nga menaxherët e Gazprom Arena, stadiumit ku janë planifikuar të zhvillohen dy koncerte të tij.
Koncertet e West u anuluan ose u ndaluan në disa vende evropiane këtë vit, pas një sërë deklaratash antisemite që ai bëri, në të cilat ai vlerësoi Adolf Hitlerin dhe përdori simbole naziste.
West kërkoi falje në janar për komentet, të cilat ai ia atribuoi një dëmtimi të padiagnostikuar të trurit dhe një çrregullimi mendor për të cilin nuk po merr trajtim.
West mbajti në korrik një koncert edhe në Tiranë dhe që u pasua nga shumë polemika për shkak të ndërhyrjes së qeverisë me 4 milionë euro për të blerë biletat e pashitura.
Nëse koncertet do të zhvillohen, West do të bëhet një nga yjet më të mëdhenj ndërkombëtarë të muzikës që viziton Rusinë që kur Moska nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.
Çmimet e biletave për dy koncertet, të planifikuara për 10 dhe 11 tetor, fillojnë nga 9,000 rubla (106 dollarë) dhe biletat më të lira u shitën brenda një ore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.
Biletat më të shtrenjta kushtojnë 160,000 rubla (1,885 dollarë). Gazprom Arena është shtëpia e ekipit të futbollit Zenit të Shën Petersburgut dhe ka një kapacitet prej afërsisht 70,000 spektatorësh. ©LAPSI.al