Flash

Punësimi i të huajve/ Udhëzimi i ri ndryshon rregullat për afatet e miratimit

Lapsi.al 17 August 2026

Ndryshojnë procedurat për punësimin e shtetasve të huaj. Udhëzimi i ri i përbashkët i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që shfuqizon rregullat e miratuara në vitin 2023, shkurton afatet për miratimin online të kërkesës për punësim.

Sipas udhëzimit të ri të botuar në Fletoren Zyrtare, aplikimet për leje unike do të bëhen përmes platformës e-Albania, ndërsa Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), do të ketë vetëm 1 ditë pune për të dhënë një përgjigje nga 2 javë (10 ditë punë) që ishte afati i mëparshëm.

“Autoriteti përgjegjës qendror/rajonal i AKPA së shprehet në sistemin elektronik online, me miratim paraprak/aprovim/kërkesë për plotësim dokumentacioni apo refuzim të kërkesës për miratim punësimi, brenda 1 (një) dite pune pas vlerësimit të aplikimit në sistemin e shërbimeve të punësimit, kontratës së punës/ofertës së punës (sipas formatit standard në shtojcën 1 dhe/ose dokumenteve të tjera të nevojshme)”, përcaktohet në udhëzimin e ri.
Udhëzimi i ri zgjeron edhe kategoritë e të huajve që përfshihen në procedurën e miratimit të punësimit, duke synuar një proces më të shpejtë dhe më të thjeshtë administrativ.

Udhëzimi i vitit 2023  përfshinte kryesisht punëmarrës, punëtorë sezonalë, ICT, të kualifikuar, vullnetarë, sportistë dhe shërbime kontraktuale.

Në udhëzimin e ri, shtohet edhe kategori të tjera, përfshirë të vetëpunësuarit, punonjësit ndërkufitarë, personat për formim profesional dhe punëtorët e shtëpisë./Monitor 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI