Flash

‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës sërish në protestë kundër bashkimit me Lushnjën

Lapsi.al 17 August 2026

Banorët e Divjakës kanë vijuar protestën kundër propozimit të Partisë Socialiste për hartën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Prej 17 ditësh, banorët e divjakës po kundërshtojnë masivisht shkrirjen e bashkisës së tyre dhe bashkimin me Lushnjën.

Gjatë tubimit, banorët u bënë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë, pasi sipas tyre, bashkia nuk mund të shkrihet për një kapriço politike. Ata janë shprehur të vendosur se do vijojnë ta mbrojnë Divjakën. 

“Do e mbrojmë Divjakën tonë”, tha një qyetar.

Në vijim të protestës, një qytetar ka deklarua se Rama do ta përqendrojë pushtetin në një dorë. Qytetarët kanë shtruar edhe pyetjen se si mund të shkrihet një bashki për çështje politike.

"Kjo gjë është jokushtetuese. Këta duan që të përqendrojnë pushtetin në një dorë. Si mund të shkrish një bashki për çështje politike. Nuk mund të shkrish një identitet për një kapriço politike. Do ta mbrojmë deri në momentin e fundit”, tha një tjetër banor.

Në fund, protesta u mbyll me një marshim në rrugët e qytetit, ndërsa pjesëmarrësit njoftuan se do të vijojnë protestat edhe në ditët në vijim.

Të këshilluara

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI