Flash

Ramën e këshilloi Vuçiçi për shtypjen e protestave, Vuçiçin e këshilloi Lukashenko (VIDEO)

Lapsi.al 6 November 2026

Ramën e këshilloi Vuçiçi për shtypjen e protestave,

Platforma opozitare bjelloruse Nexta (NEXTA) publikoi një video të shkurtër në të cilën Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, komenton zgjedhjet parlamentare në Serbi, në të cilat Aleksandar Vuçiç humbi pushtetin.

Deklarata e Lukashenkos është bërë në margjinat e Konferencës së Katërt Ndërkombëtare mbi Sigurinë Euroaziatike, të mbajtur në fillim të nëntorit në Minsk. Lukashekon duket se e ka këshilluar Vuçiçin të jetë më i ashpër me protestuesit.

"U thashë atyre (serbëve), u thashë disa herë: bëni këtë, bëni atë. Dhe ata bënë të kundërtën dhe kjo është ajo që ndodhi", tha Lukashenko, duke qeshur, pasi përshëndeti një zonjë.

Pak a shumë kjo është e njëjta këshillë që Vuçiç i dha Ramës, për të qenë më i dhunshëm me protestat, për të mos e dhënë dorëheqjen dhe për të mos i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme, edhe pse vetë bëri të kundërtën.

“Ka bërë një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste me diçka. Dhe gaboi, humbi kohë. Dhe ata tani… nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë ato zgjedhje. Tani gjithçka më duket irracionale. Sepse ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë, pavarësisht se si e sheh secili këtë.”, pohoi Vuçiç.

Me ikjen e Vuçiçit, Edi Rama mbetet kryeministri më i vjetër në Ballkan që është ende në pushtet, pasi të tjerët Gruevski, Gjukanoviçi apo Hashim Thaçi janë larguar, me hir ose me pahir nga detyra.

Të këshilluara

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI