
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka shprehur shqetësime për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e taksave mbi biznesin dhe konsumin mund të ndikojë negativisht në investimet e huaja, konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. DIHA kërkon rishikimin e disa masave, konsultim të plotë me biznesin dhe periudha tranzitore për zbatimin e ndryshimeve fiskale.
Në një deklaratë publike të datës 5 nëntor 2026, DIHA, e cila përfaqëson interesat e investitorëve gjermanë dhe kompanive anëtare në Shqipëri, thekson se qëndrueshmëria dhe parashikueshmëria e politikave tatimore janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në vendimet për investime afatgjata. Sipas shoqatës, Paketa Fiskale 2027 përmban disa masa pozitive për familjet dhe punonjësit, por një pjesë e lehtësimeve financohen përmes rritjes së barrës tatimore mbi bizneset, duke krijuar rreziqe për aktivitetin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të reja. DIHA kritikon mungesën e konsultimit publik: Bizneset nuk u përfshinë në hartimin e paketës