Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa të plagosur

Lapsi.al 6 November 2026

Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së premtes, në lindje të Francës, ku një autobus që transportonte fëmijë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Raportimet paraprake bëjnë me dije se dy persona kanë pësuar arrest kardiak, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ndodhi rreth orës 07:00, në rrugën provinciale D22, në zonën e Lent, në departamentin Ain, rreth 10 kilometra në jug të qytetit Bourg-en-Bresse.

“Autobusi doli nga rruga dhe goditi një pemë në një hendek”, deklaroi kryebashkiaku Yves Christin për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), duke konfirmuar se dy persona kishin pësuar arrest kardiak. Prefektura e Ain konfirmoi se në aksident kishte disa viktima, por pa dhënë ende një bilanc të plotë për numrin e të plagosurve dhe gjendjen e personave që ndodheshin në autobus. Në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikësit, ekipet mjekësore, policia dhe autoritetet lokale. Për të mbështetur ndërhyrjen janë dislokuar edhe dy helikopterë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI