Flash

Qori i përgjigjet Ramës: Protesta kundër Zvërnecit do të vazhdojë

Lapsi.al 1 June 2026

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori tha në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV se telat me gjemba në Zvërnec janë tregues i zhveshjes së qytetarëve nga pronat e tyre, ndërkohë që tha se ka censurë absolute mediatike. Qori deklaroi se protesta do të vijojë. 

“Që ditën e shtunë kemi qenë në Zvërnec, kemi qenë dëshmitarë të rrëmbimit të personit nga policia private, memecërisë dhe shurdhërisë së Policisë së Shtetit. Kemi qenë pjesë e dy protestave në Tiranë dhe besoj ftesa jote ka qenë e para që kam marrë në televizionet shqiptare, ndërkohë që në Shqipëri po bëhet nami. Ftesa e parë më ka ardhur dje në Kosovë, sepse televizioni Tëvë 1 u shqetësua. Këtu censurë absolute. Vetëm sot që ka dalë Rama janë kujtuar për atë që po ndodh. Në Shqipëri po ndodh diçka e jashtëzakonshme.

Shpronësimi i pronarëve, procesi i shpronësimit nga pasuria jonë e përbashkët publike, është pronë dhe pjesë e trashëgimisë tonë natyrore dhe kulturore. Telat me gjemba janë tregues shumë i rëndësishme, zhveshje e qytetarëve nga prona e tyre. Nuk ka vend ku është rrethuar plazh me tela me gjemba. Ca gra kaluan në det që të futeshin brenda tokave të tyre. Burrin që rrëmbyen dhe i vunë pistoletën në kokë, e kapën te ajo zonë me tela.

Ndaj kësaj dhune, fizike dhe dhunës strukturore, akumulimit përmes shpronësimit, kjo ka qenë arsyeja për në Zvernec dhe në Tiranë, kanë dalë qytetarët në sheshet e Shqipërisë. Kjo është protesta më e bukur që ka ndodhur në Shqipëri në 25 vitet e fundit, më e madhe se protesta e studentëve. 

Sot që flasim Rama flet dhe më sulmon mua, Berisha del dhe thotë jemi pro investimit, pra është në krah të Ramës dhe kjo përgjigje nga populli atje, e di ç’kanë thirrur sot? "Anulo projektin", "Dorëheqje Ramës", "Rama në burg dhe Berisha në burg". Kurrë nuk ka pasur në Shqipëri thirrje të tilla. Strukturat e poshtra të partive të vjetra politike nuk kanë qenë të pranishme. Nuk janë afruar patronazhistët, berishistët. Masa e madhe e qytetarëve thërrisnin që këta dy bashkëfajtorë, të përfundojnë aty ku e kanë vendin, në burg. Njerëzit kërkojnë që protesta të vijojë dhe të jetë masive", - deklaroi Qori. /TPZ

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI