Flash

Gazetarja Klodiana Lala zbulon detaje nga hetimi i SPAK për pronat në Zvërnec

Lapsi.al 1 June 2026

Gazetarja e News24 Klodiana Lala ka zbuluar se hetimi në i Prokurorisë së Posaçme në lidhje me Zvërnecin ka nisur prej 1 viti e gjysmë, ndërkohë ka paralajmëruar se të dhënat që SPAK ka në duar, mund të “djegin” nivele të larta në politikë.

“Jemi ende herët për të kuptuar çfarë po ndodh me Zvërnecin, por ama di një gjë: që SPAK ka një dosje që mund të përvëlojë shumë nivele të larta. Këtë e them me përgjegjësi të plotë.

Që do të thotë ka veprime konkrete që nuk kanë filluar sot dhe nuk është e vërtetë që hetimet kanë nisur sot dhe kryesisht, por është një hetim që zgjat prej më shumë se një viti e gjysmë.

Flas për hetimin e SPAK-ut që ka rreth një vit e gjysmë që ka nisur dhe që ka veprime konkrete. Madje, dhe ditën e sotme në News24, asnjë televizion tjetër nuk e transmetoi, por ne kishim të gjitha lëvizjet e SPAK-ut duke ushtruar kontrolle tek njerëz të besuar apo të bashkëlidhur me Artur Shehun, që njihet si një personazh kontrovers i botës së krimit, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka pasur në mesin e atyre që janë kontrolluar në banesa dhe zyra, biznesmenë të njohur, janë sekuestruar celularë...

Pra, ka një hetim shumë të thelluar që mendoj se dhe aty brenda në atë hetim nuk janë vetëm dokumente, por në informacione që News24 disponon, ka edhe përgjime, ndoshta-ndoshta edhe të prokurorive të huaja, të cilat kanë qenë duke hetuar grupe të strukturuara kriminale dhe individë për llogari të tyre, kur ndërkohë kanë përgjuar edhe eksponentët shqiptarë të krimit”, - tha ajo. /BW

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI