Flash

“Jam shqiptar dhe grek”/ Flet personi që u dhunua gjatë protestës në Zvërnec

Lapsi.al 1 June 2026

Eduart Subashi, personi i dhunuar nga rojet private gjatë protestës në Zvërnec, u shpreh se si qytetar i Vlorës kishte dalë për të kërkuar të drejtën e tij, për një pronë që tha se e zotëron me dokumenta.

Në një lidhje live në “Breaking” me Dafina Hysën, Subashi u shpreh se gardhi i vendosur i përngjan situatës në Palestinë, duke shtuar se si qytetar shqiptar dhe grek i është bllokuar edhe rruga e fshatit ku ai jeton.

Subashi shtoi se si ai janë edhe rreth 300 qytetarë të tjerë, të cilët nuk janë informuar për projektin në Zvërnec.

“Isha thjesht duke pyetur pse ishte vënë ai gardh atje dhe pse është mbyllur rruga e fshatit ku ne vijmë. Unë jam banor i Zvërnecit. Unë jam qytetar shqiptar dhe grek. Aty nuk kam ardhur i dërguar nga dikush.

Kam ardhur sepse kam tapinë e tokës sime që në 1991. Po jam përfitues me 5701, një tokë e stërgjyshit tim. Kur u vu ai gardhi i Palestinës? Sepse atë më kujton kur shoh gjëra në TV. Nuk jemi informuar nga askush për projektin.

Kur u vu gardhi rrethues, e mora vesh. Të gjithë banorët kanë pronësinë e tyre, me dokumenta. Unë di që kam tokën time atje, të gjithë bashkëfshatarët e mi kanë toka atje. Mund të jenë rreth 300 banorë të tjerë. Nuk ka zgjidhje askund.

Kudo që përplasemi, thonë nuk ka dalë ligji, e kemi tokën në përdorim. Nuk na japin dokumente në Zvërnec, nuk del nga asnjë zyrë. Pasi më qëlluan, atëherë policia u fut dhe më tërhoqi pas”, u shpreh Eduart Subashi. /TCH

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI