Flash

Protestë para Parlamentit, forcat e Policisë rrethojnë zonën, autobotët me ujë në gatishmëri

Lapsi.al 27 July 2026

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila pritet të nisë në orën 10:00. Paralelisht me zhvillimin e saj, qytetarët janë thirrur në protestë para godinës së Parlamentit.

Për shkak të tubimit, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën përreth Kuvendit, ndërsa janë marrë masa të shtuara sigurie për mbarëvajtjen e protestës dhe të seancës plenare. Në gatishmëri janë vendosur edhe autobotë me ujë, si pjesë e masave të policisë për menaxhimin e situatës në rast tensioni. Ndërkohë, deputetët do të zhvillojnë punimet e seancës plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare dhe çështje të tjera të procedurës parlamentare.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI