Flash

Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse

Lapsi.al 27 July 2026

Parlamenti është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit, e cila ka rrethuar godinën e Kuvendit me forca të shumta policore dhe ka bllokuar të gjitha rrugët hyrëse me kordone sigurie, në prag të protestës së paralajmëruar këtë të hënë.

Për t’i paraprirë situatave të mëparshme, policia ka marrë masa të shtuara sigurie, duke vendosur forca të shumta në terren dhe duke bllokuar akset që të çojnë drejt Parlamentit. Kordonet policore janë vendosur në disa pika kyçe, përfshirë kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, zonën pranë Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe në drejtim të ish-selisë së Partisë Demokratike.

Edhe këtë herë, organizatorët kanë bërë thirrje për mobilizim përballë Kuvendit, ndërsa nuk përjashtohen tensione dhe përplasje me policinë apo deputetët që do të hyjnë në Parlament, si ato të datës 23 korrik.

Për autoritetet, sfida kryesore do të jetë garantimi i zhvillimit normal të punimeve të Kuvendit dhe ruajtja e rendit në zonën përreth Parlamentit.

Ndërkohë, protesta pritet të rikthejë në qendër të debatit politik kërkesat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, i cili ka prezantuar edhe dokumentin me emrin “Besa”, në përgjigje të kërkesave të shpalosura nga protesta.

Vëmendja do të jetë te mënyra se si do të menaxhohet tubimi dhe nëse protesta do të mbetet paqësore apo do të shoqërohet sërish me përplasje.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI