Flash

Protestat e studentëve/ Mickoski premton zgjidhje për shqipen në provime

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se është i gatshëm të diskutohet përdorimi i gjuhëve në provimin e jurisprudencës, duke theksuar se të gjithë duhet të kenë të drejtën...

Lapsi.al 24 May 2026

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se është i gatshëm të diskutohet përdorimi i gjuhëve në provimin e jurisprudencës, duke theksuar se të gjithë duhet të kenë të drejtën të përdorin gjuhën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Gjithashtu Mickoski tha se nuk sheh pengesa për avancimin e të drejtave gjuhësore të komuniteteve.

Ai theksoi se arsimi mbetet çelësi i zhvillimit të shoqërisë dhe se vendimet në këtë drejtim duhet të jenë mbi interesat politike.

Sipas tij, është e rëndësishme të shmangen, siç i quajti ai, “grackat nacionaliste”, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt mund të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët.

Studentët shqiptarë në Shkup kanë dy vite që kërkojnë të drejtat e tyre kushtetuese për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqip.

Ndërsa në dy protestat e tyre të mëdha me 6 prill dhe 18 maj ajo kërkesa u kthye në një mision.

Ata i quajtën tubimet e tyre amanet nga të parët për një përfaqësim dinjitoz dhe me respekt të atyre që në Maqedoninë e Veriut janë shtetformues.

Të këshilluara

Çfarë është raketa ruse “Oreshnik” që ka shqetësuar Perëndimin

Rusia ka prezantuar raketën e saj të fundit hipersonike, "Oreshnik", një armë që pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në balancat strategjike globale. Me aftësinë për të shmangur mbrojtjet ekzistuese dhe për të goditur me precizion të lartë, ky sistem i ri tregon angazhimin e Moskës për teknologjinë ushtarake të avancuar.

18:15

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI