Flash

VIDEO/ Shkeli perimetrin e sigurisë në Dhërmi, 500 mijë lekë gjobë skafit

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet rregullat e lundrimit dhe perimetrin e sigurisë për pushuesit që bëjnë plazh në zonat e përcaktuara.

Lapsi.al 24 May 2026

Policia Kufitare ka bllokuar ditën e sotme një mjet lundrues dhe ka gjobitur me 500.000 lekë të rinj drejtuesin e saj. Kjo pasi ai shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar jetën e pushuesve që po bënin plazh.

Fillimisht shërbimet e Policisë Kufitare kanë marrë njoftim nga pushuesit se një mjet lundrues gomone kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Dhërmiut, ndërsa më pas kanë bërë të mundur bllokimin e tij.

Deklarata e Policisë së Shtetit

"Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare të DVKM Vlorë kanë intensifikuar masat, duke shtuar ndjeshëm patrullimet në vijën bregdetare Vlorë-Ksamil.

Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë marrë njoftim nga pushuesit se një mjet lundrues gomone kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Dhërmiut, duke rrezikuar sigurinë e personave që bënin plazh.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi dhe Njësia Policore Detare kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë konstatuar mjetin lundrues gomone me drejtues shtetasin F. D.

Në përfundim të procedurave administrative, ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masa administrative 500.000 lekë të rinj. Gjithashtu, u bë dhe bllokimi i mjetit lundrues.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet rregullat e lundrimit dhe perimetrin e sigurisë për pushuesit që bëjnë plazh në zonat e përcaktuara" - thuhet në njoftim. /LAPSI.al

Të këshilluara

Berisha: Vota e demokratëve dje ishte gracka ku shpirti i mafias u kap si laraska

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pasi u konfirmua me votë në krye të Partisë Demokratike, duke e cilësuar procesin si një fitore të demokratëve ndaj “narko-mafias më të rrezikshme në Europë”. Në një reagim të gjatë publik, Berisha deklaroi se vota e anëtarësisë së PD-së përfaqësonte “triumfin e dinjitetit” dhe demokracisë […]

14:53

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI