Flash

VIDEO/ Berisha: Protestat u bënë për Ballukun, jo për raportin IBAR!

Lapsi.al 24 May 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj akuzave të kryeministri Edi Rama sipas të cilit opozita protestoi për të bllokuar integrimin.

Berisha tha se Rama mashtron lidhur me raportin e ndërmjtëm të miratuar në Bruksel për negociatat, ku opozita nuk ka shkruar asnjë fjalë, por që ka ngritur si kushte për Shqipërinë të gjitha problemet e evidentuara nga opozita. 

 

Berisha saktësoi se protestat e opozitës nuk u bënë për bllokimin e integrimit, por për rastin Balluku dhe bllokimin që Partia Socialiste i bëri arrestimit të ish-zv.kryeministres.

"Sot në monologun e mashtrimeve të dielës, Edi Rama pasi shkurtimisht u ndal në udhëtimin e tij pa fryt që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë qindra mijëra euro me aeroplan të posaçëm, trajtoi gjerësisht problemin e IBAR-it me një breshëri akuzash kundër opozitës. 
Së pari, dua të siguroj qytetarët shqiptarë se në atë raport të miratuar me datën 21 maj, opozita nuk ka shkruajtur asnjë fjalë. 

Por nga ana tjetër, dua të theksoj se ai raport është pothuaj pikë për pikë, ka trajtuar dhe ka vendosur si kushte për Shqipërinë të gjitha problemet madhore që opozita ka ngritur dhe vazhdon të ngrejë para jush. 

Është mashtrim dy metra i gjatë se ne protestat i bëmë për IBAR-in. 

Ne protestat i filluam në dhjetor kur Edi Rama mori në mbrojtje, për të mbrojtur veten e tij, Luli Ballukun në një akt të paprecedent. 
Rikthehemi tek IBAR-i. 

Jam edhe një herë shumë mirënjohës vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilat ç'është e vërteta rishkruan ose amenduan atë raport me të gjitha problemet madhore që përballet sot Shqipëria, duke paraqitur në këtë mënyrë realitetin shqiptar jo ashtu siç e mashtron, siç e trillon Edi Rama dhe siç e paraqesin lobistët e korruptuar të tij, por ashtu siç është në të vërtetë. 

Dhe unë ju informoj ju se, COELA, grupi i punës që miratoi Ibarin, erdhi në Shqipëri me 27 përfaqësues të 27 vendeve anëtare, i konstatoi gjërat në vend. 
U bind se këtu zgjedhjet janë një farsë e vërtetë, u bind se drejtësia është në një presion dhe kontroll të madh dhe se Edi Rama mbron korrupsionin dhe nuk lejon drejtësinë të ndëshkojë në kundërshtim me kushtetutën. 

U bind se parlamenti nuk ka rolin që duhet të ketë në procesin e integrimit. 
U bind se ekonomia është ekonomi klienteliste dhe jo ekonomi e lirë tregu siç ishte paraqitur nga Edi Rama. 

Pra, mund të them se pas këtij raporti, realiteti shqiptar në Bruksel është krejt tjetër nga ai që mashtron Edi Rama dhe kjo është një arritje e madhe për çdo shqiptar. 

Sigurisht, edhe për opozitën shqiptare, mbasi qëndrimet e saj përputhen plotësisht me qëndrimet e institucioneve më serioze të Bashkimit Europian. 
Ne qëndrojmë për çdo vendim, qëndrojmë për çdo përpjekje që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Europian, por theksojmë se aktualisht ajo përveç kriterit gjeopolitik nuk plotëson asnjë kriter tjetër. 

Theksojmë se ky proces, në interesin më të mirë të shqiptarëve dhe të Bashkimit Europian, duhet të jetë një proces i bazuar në meritën"

Të këshilluara

Berisha: Vota e demokratëve dje ishte gracka ku shpirti i mafias u kap si laraska

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pasi u konfirmua me votë në krye të Partisë Demokratike, duke e cilësuar procesin si një fitore të demokratëve ndaj “narko-mafias më të rrezikshme në Europë”. Në një reagim të gjatë publik, Berisha deklaroi se vota e anëtarësisë së PD-së përfaqësonte “triumfin e dinjitetit” dhe demokracisë […]

14:53

Analiza e NYTimes: Një kërcënim prej 1.8 miliardë dollarësh për demokracinë amerikane

Bordi Editorial i NYTimes shkruan për një fond të fshehtë prej 1.8 miliardë dollarësh, i krijuar nga Departamenti i Drejtësisë i Presidentit Trump, po shkakton shqetësim të thellë. Ai shihet si një formë korrupsioni e hapur, një mjet për ndëshkimin e kundërshtarëve politikë dhe një përpjekje për të rishkruar historinë, duke kërcënuar thelbin e rendit kushtetues amerikan.

14:48

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI