Flash

U plagos në përplasje me policinë greke, e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

Lapsi.al 24 May 2026

Emri i Alesio Xhelo i ashtuquajtur ‘Titi’ ka qenë prej vitesh i lidhur me disa nga rastet më të rënda dhe më famëkeqe të policisë greke.

I konsideruar si një nga anëtarët kryesorë të një organizate kriminale, shqiptari dyshohet se është përfshirë në një sërë aktivitetesh të dhunshme, përfshirë grabitje, sulme të armatosura dhe kontrata vdekjeje, me veprimtari të shtrirë nga Greqia në Qipro dhe Shqipëri.

Autoritetet greke e kanë përshkruar atë si një ekzekutor të pamëshirshëm dhe gjakftohtë. Një nga ngjarjet më të njohura të lidhura me të daton në vitin 2012, kur gjatë një përplasjeje me oficerë të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë, ai dyshohet se ngriti një armë automatike dhe u përpoq të qëllonte policinë. Sipas burimeve policore, ngjarja u shmang në momentin e fundit pasi arma u bllokua.

Hetuesit kanë deklaruar se ai nuk hezitonte të përdorte armë të rënda edhe në zona të banuara, duke kthyer përpjekjet e arrestimit në operacione të rrezikshme për forcat e rendit. Emri i tij është lidhur gjithashtu me një grabitje të dhunshme me makinë në zonën e Kaisarianit, ku humbi jetën një shef kuzhine.

Pas një periudhe të gjatë arratisjeje, ai u lokalizua dhe u arrestua në Qipro, për t’u ekstraduar më pas në Shqipëri. Megjithatë, pavarësisht vendosjes në arrest shtëpie në Fier nën mbikëqyrje policore, ai arriti të arratisej dhe të rikthehej sërish në Greqi në mënyrë të paligjshme.

Zëdhënësja e policisë greke ka deklaruar gjithashtu se 42-vjeçari Alesio Xhelo, i cili u plagos dje gjatë një përplasjeje me policinë greke, rezulton i kërkuar në Greqi dhe i dënuar me 73 vjet burg për vepra të rënda penale. Sipas autoriteteve greke, ai ishte liruar në Shqipëri në vitin 2025 dhe më pas në vitin 2026 kishte hyrë sërish ilegalisht në Greqi.

Në fakt, Xhelo rezulton të jetë arrestuar në Vlorë në vitin 2019 për armëmbajtje pa leje, pak muaj pasi ishte arratisur nga një burg grek. Më pas ai është mbajtur në “arrest shtëpie” në Fier, i ruajtur nga forcat e FNSH-së, për shkak të veprave të rënda penale për të cilat kërkohej nga autoritetet greke.

Rishfaqja e të ashtuquajturit “Titi”, pra Alesio Xhelo, në Mikrolimano, së bashku me armët e sekuestruara dhe gjashtë granatat e gjetura në çantën e tij, ka ngritur alarm të ri tek autoritetet dhe ka rikthyer vëmendjen mbi aktivitetin e tij kriminal ndër vite.l

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI