Flash

Habia e "referendumit" /Berisha më pak vota se Basha

Berisha është 17 mijë vota minus nga votat e paraardhesit

Lapsi.al 24 May 2026

Ndonëse një proces pa garë dhe pa komisionere kundërshtarë që të kontrollojnë, zgjedhjet në PD shënuar një cudi. Nëse sadopak rezultatet mund të merren për bazë, Sali Berisha nuk arriti të marrë as aq vota sa Basha.

Ai mblodhi votën pro të 37 mijë e 341 anëtarëve, ose rreth 95% të votave. Nga 51 737 anëtarë të PD, vetëm 39 441 prej tyre morën pjesë në garë. Nga votat e numëruara, 38 mijë e 902 rezultuan të vlefshme, ndërsa 1055 anëtarë votuan kundër Berishës dhe 506 abstenuan.

Të vetmet shifra zyrtare mbi anëtarësinë i përkisnin 2021-shit kur partia drejtohej nga Lulzim Basha dhe asokohe numri i anëtarëve ishte rreth 75 mijë. Në këtë referendum`` Berisha është 17 mijë vota minus nga votat e Lulzim Bashës në zgjedhjet e verës 2017-ën dhe thuajse e njëjta shifër që Basha mori në 2021-shin. 

Lapsi.al

Poll

Të këshilluara

Plagosje me armë në Tiranë

Një plagosje ka ndodhur në Tiranë.  Mësohet se ngjarja ka qenë aksidentale. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe gjendja e t...

05:53

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI