Flash

Zgjedhjet për kreun e PD/ Vokshi: Deri në orën 3 kanë votuar 28,379 demokratë

Lapsi.al 23 May 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Vokshi: Deri në orën 3 kanë votuar

Partia Demokratike ka bërë publike të dhënat e pjesëmarrjes në procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të partisë deri në orën 15:00. Drejtuesja e Komisionit të Operacioneve Elektorale në PD, Albana Vokshi u shpreh se nga raportimet e marra nga 77 degët e partisë në të gjithë vendin, rezulton se deri në këtë orë kanë votuar 28,379 anëtarë. Vokshi theksoi detaje të tjera mbi numrin total të anëtarëve me të drejtë vote do të bëhen publike pas përfundimit të procesit.

Më herët, Vokshi u shpreh se sot janë thirrur për të votuar 51.737 anëtarë të Partisë Demokratike me të drejtë vote.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI