
Media greke, duke iu referuar burimeve policore, ka zbardhur në detaje të gjithë historikun penal të 42-vjeçarit Alesio Xhelo, i cili u plagos dje në kokë gjatë një përplasjeje me policinë greke në Pire.
Sipas raportimeve, ai rezulton me precedentë penalë që në moshën 11-vjeçare, kur ka hyrë për herë të parë ilegalisht në Greqi.
Në dhjetor 1995 është arrestuar për herë të parë nga policia e Departamentit për të Miturit për “hyrje, qëndrim dhe punë të paligjshme, si dhe procedura për të huajt dhe azilin”.
Në vitin 1996 është arrestuar sërish dy herë nga po i njëjti departament për të njëjtat vepra.
Në korrik 1997, policia e Paleos Faliros ka ngritur padi ndaj tij për grabitje.
Në vitin 1998, si i mitur, është dënuar nga Gjykata për të Mitur me tre anëtarë për grabitje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim arme.
Në mars 1999 është akuzuar sërish për vjedhje, ndërsa në maj 2000 për një tjetër rast vjedhjeje.
Në vitin 2002 është arrestuar në Zografos për shpërndarje droge dhe po atë vit është akuzuar për tentativë vjedhjeje në Neos Kosmos.
Në maj 2002 ka hyrë për herë të parë në burg, pasi është dënuar për vjedhje. Një muaj më vonë është dënuar sërish për grabitje.
Në mars 2003, ai është identifikuar nga një viktimë si pjesë e një grupi që e rrëmbeu, e çoi në një shtëpi të braktisur në Aspropyrgos dhe e abuzoi seksualisht, duke e kërcënuar të mos raportonte ngjarjen.
Në vitin 2004 është akuzuar për vjedhje në zonën e Sintagmës.
Në vitin 2006 është akuzuar për pjesëmarrje në bandë grabitësish dhe është dënuar sërish për vjedhje nga Gjykata e Apelit me tre anëtarë.
Në vitin 2007 është akuzuar për vjedhje në Kaisariani.
Në vitin 2009 është akuzuar për hyrje të paligjshme në vend.
Në vitin 2012 është kapur gjatë një tentative për vjedhje makine në Kaisariani, ku më pas ka ndodhur edhe një vrasje me armë automatike gjatë ngjarjes.
Në vitin 2013 është akuzuar për tentativë vrasjeje, vjedhje dhe grabitje, në një grup të armatosur me kallashnikovë, granata dhe pistoleta.
Në vitin 2015 është arrestuar në Francë me urdhër arresti ndërkombëtar.
Në vitin 2016 është akuzuar për rrëmbim dhe grabitje në Pire.
Në vitin 2019 është arratisur nga Drejtoria e Migracionit në Petrou Ralli.
Në vitin 2022 është dënuar nga Gjykata e Apelit në Athinë për arratisje, rezistencë ndaj policisë, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasjeje dhe rrëmbim.
Po ashtu, rezulton i arrestuar në vitin 2019 në Vlorë për armëmbajtje pa leje dhe në vitin 2025 në Fier për kanosje dhe fyerje ndaj një efektivi të FNSH-së.