Flash

"Luftë" për kryetarin në partinë opozitare në Turqi/ Policia mësyn me gaz lotsjellës

Lapsi.al 24 May 2026
"Luftë" për kryetarin në partinë opozitare në
Pamje nga trazirat

Policia turke hodhi gaz lotsjellës dhe hyri me forcë në selinë e partisë kryesore opozitare të dielën për të larguar udhëheqjen e saj të shkarkuar.

Re gazi lotsjellës u përhapën brenda ndërtesës së Partisë Popullore Republikane (CHP), ndërsa personat brenda bërtisnin dhe hidhnin sende drejt hyrjes, teksa policia arriti të çante një barrikadë të improvizuar.

Nuk është e qartë nëse ka të lënduar nga trazirat.

Një gjykatë turke e kishte shkarkuar liderin e CHP-së, Ozgur Ozel, të enjten, duke anuluar rezultatet e kongresit të partisë ku ai ishte zgjedhur në vitin 2023, duke përmendur parregullsi. Të dielën, guvernatori i Ankarasë urdhëroi largimin e personave që ndodheshin brenda selisë. 

Gjykata riktheu në vend të Ozelit ish-kryetarin e CHP-së, Kemal Kilicdaroglu, i cili humbi përballë presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet kombëtare të vitit 2023.

“Jemi nën sulm”, tha Ozel përmes një video-mesazhi të publikuar në X, teksa po ndodhte intervenimi i policisë. Ai u zotua se do të qëndrojë në ndërtesë dhe do të rezistojë.

“Edhe nëse përpiqen të na largojnë nga këtu, ne do të vazhdojmë marshimin tonë drejt pushtetit në rrugë”, tha ai, duke u bërë thirrje mbështetësve të CHP-së të tregojnë solidaritet dhe të mbrojnë zyrat e partisë.

Udhëheqja e larguar e CHP-së, nën Ozelin, ka dënuar vendimin e gjykatës duke e cilësuar si “puç gjyqësor” dhe Ozel është zotuar se do ta apelojë vendimin dhe do të qëndrojë “ditë e natë” në selinë e partisë në Ankara.

Ozel bëri thirrje të shtunën që të mbahet një kongres i ri partiak sa më shpejt që të jetë e mundur, teksa Kilicdaroglu ka thënë se kongresi do të mbahet në një kohë “të përshtatshme”. Deputetët e CHP-së të shtunën zgjodhën Ozelin si udhëheqës të grupit parlamentar të partisë.

Zgjedhjet e ardhshme kombëtare në Turqi janë caktuar për vitin 2028, por ato do të duhej të mbaheshin më herët nëse Erdogani, që është 72 vjeç dhe përballet kufizimit të mandatit presdiencial, dëshiron të garojë sërish.

Qeveria turke, ndërkaq, mohon kritikat se përdor gjykatat për të shënjestruar rivalët politikë, duke thënë se gjyqësori është i pavarur.

Mediat shtetërore raportuan të shtunën se policia turke kishte ndaluar 13 persona në kuadër të një hetimi lidhur me kongresin e vitit 2023. Ata përballen me akuza për shkelje të ligjit për partitë politike, pranimin e ryshfetit dhe pastrimin e aseteve të përfituar përmes veprave penale. /Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI