Flash

Meloni dështon keq në parlament, opozita kërkon zgjedhje të reja

Lapsi.al 14 July 2026

Me një diferencë prej vetëm 1 vote (188 kundër dhe 187 pro), parlamenti italian hodhi poshtë sonte një amendament të bërë nga partia e kryeministres Giorgia Meloni, i cili do t'u lejonte qytetarëve të "përzgjidhnin" deri në 3 kandidatë në fletët e votimit zgjedhor. Amendamenti ishte paraqitur si pjesë e procedurave për miratimin e ligjit të ri zgjedhor të promovuar nga aleanca konservatore italiane.

Synimi i Melonit ishte që të ndryshonte rregullat përpara zgjedhjeve të përgjithshme, duke propozuar një sistem zgjedhor plotësisht proporcional, por me një "bonus ulësesh" (premio di maggioranza) për koalicionin fitues për të garantuar stabilitet.

Menjëherë menjëherë pas shpalljes së rezultatit të votimit, partitë e opozitës kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Drejtuesit e Partisë Demokratike të qendrës së majtë, Lëvizjes Pesë Yje, të Majtës dhe të Gjelbërve Italianë dhe Italy Vivre organizuan një protestë ulur para Parlamentit, duke kërkuar që Meloni të takohej menjëherë me Presidentin e Republikës Sergio Mattarella dhe të paraqiste dorëheqjen e saj. Sipas llogaritjeve, mbi 30 deputetë të koalicionit qeverisës nuk e mbështetën amendamentin, i cili ishte paraqitur nga partia e kryeministres italiane.

“Ka ardhur koha të shkojmë në shtëpi dhe t’i japim vendit një qeveri të aftë të zgjidhë problemet e italianëve. Pranoni dështimin tuaj dhe shkoni në shtëpi”, tha sekretari i “Demokratëve”, Elly Shlein. “Meloni donte të shkonte në një përballje politike, ajo ju kërkoi që secili të merrte përgjegjësi. Ju e bëtë dhe votuat kundër kryeministrit tuaj. Tani po shkojmë në zgjedhje”, - shtoi ish-kryeministri dhe presidenti i Lëvizjes Pesë Yje, Giuseppe Conte. 

Në një postim në internet, Meloni nënvizoi: “Amendamenti u refuzua me një diferencë prej vetëm 1 vote, por ne bëmë mirë që u përpoqëm. Ne u përpoqëm të rivendosnim kryqet e preferencës, pas më shumë se 30 vitesh fletëvotimesh, në të cilat mund të zgjidhnit vetëm partinë. Ne kërkuam që votimi i sotëm të ishte i hapur, në mënyrë që të gjithë të mund të merrnin përgjegjësi për votën e tyre, por opozita donte që ajo të ishte e fshehtë. Shumicës së qeverisë i mungonin disa vota dhe kjo është diçka që ka nevojë për thellim politik. PS: Skenat e opozitës, e cila po feston sikur të kishte fituar Kupën e Botës, sepse u privoi qytetarëve mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në parlament, i thotë të gjitha".

Sipas analistëve, ky zhvillim negativ për aleancën qeveritare të përbërë nga “Vëllezërit e Italisë”, “Forza Italia” dhe Lega”, mund të përshpejtojë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, madje edhe në vjeshtë. Qveria aktuale ka mandat deri në tetor 2027. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI