Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Dalin detajet/ Mossad tentoi të rekrutonte ish-presidentin e Iranit Mahmoud Ahmadinejad

Lapsi.al 13 July 2026

Izraeli u përpoq të rekrutonte ish-presidentin antisionist të Iranit, Mahmoud Ahmadinejad. Synimi ishte që ai të udhëhiqte një regjim të ri post-islamik në Teheran. Për këtë Tel Avivi dërgoi spiunin e tij më të lartë në Budapest për ta takuar atë.

Synimi për të mbështetur një udhëheqës që kishte mohuar Holokaustin dhe kishte bërë thirrje për zhdukjen e Izraelit filloi në vitin 2022 dhe vazhdoi edhe pasi Izraeli u përfshi në një fushatë brutale në Gaza kundër Hamasit, një aleat kyç iranian.

Lajmin e bujshëm e kanë raportuar “New York Times” dhe gazeta izraelite “Haaretz”.

Ahmadinejad – i cili besohet se tani është në paraburgim nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kishte filluar vitet e mëparshme të distancohej nga regjimi, të përmirësonte anglishten e tij dhe të ripërcaktonte imazhin e tij.

Përpjekja për ta emëruar atë si një udhëheqës të ri iranian u intensifikua pasi Ahmadinejad u ftua në vitin 2025 të fliste në të njëjtin universitet në kryeqytetin hungarez, ku ishte mbajtur një fjalim vetëm 2 muaj më parë nga Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit.

Sipas New York Times, rekrutimi i Ahmadinejadit u bë një përparësi e tillë sa David Barnea - atëherë kreu i Mossadit, agjencisë së inteligjencës së jashtme të Izraelit - udhëtoi për në Hungari për ta takuar atë pasi ai ishte ftuar të fliste në Universitetin Ludovika në një konferencë për klimën një vit më parë.

Përfshirja e Barneas ishte e konfirmuar në lajmin e Haaretz. Madje ish-drejtori i Mossadit anashkaloi një konsultim sigurie me Netanyahun, që synonte të diskutonte luftën në Gaza në një kohë kur luftimet me Hamasin ishin në kulmin e tyre, për t'u përqendruar te Ahmadinejadi.

Pas takimit me Barnea, raporton NYT, Mossad informoi CIA-n se kishte qenë në kontakt me Ahmadinejadin. Marrëdhënia me sa duket fillimisht mori vrull pasi ish-presidenti vizitoi Guatemalën në vitin 2023.

Thuhet se zyrtarët izraelitë i kanë paguar Ahmadinejadit strehim dhe udhëtime. Operativët e Mossadit e kanë takuar disa herë, përfshirë udhëtimet në Hungari në një kohë kur vendi drejtohej nga kryeministri i ekstremit të djathtë Viktor Orbán, një aleat i ngushtë i Izraelit dhe Donald Trump.

Detajet e këtyre përpjekjeve kanë dalë në dritë mes spekulimeve rreth fatit të Ahmadinejadit, pasi SHBA-të dhe Izraeli filluan sulmet ushtarake kundër Iranit më 28 shkurt , të cilat vranë disa figura të larta iraniane, përfshirë udhëheqësin suprem, Ali Khamenei.

Ahmadinejad u shfaq javën e kaluar midis të pranishmëve në funeralin e Khameneit, shfaqja e tij e parë publike në disa muaj. NYT, e cila më parë ka raportuar se zyrtarët izraelitë dhe amerikanë e kishin identifikuar atë si një udhëheqës të mundshëm të një regjimi të ri post-teokratik - raportoi se ai ishte evakuuar nga shtëpia e tij pas sulmeve nga 4 agjentë të Mossadit, të cilët më pas e mbajtën në një shtëpi të sigurt në Teheran.

Thuhet se Ahmadinejad është mërzitur për misionin “e furishëm” të shpëtimit dhe është zhgënjyer për planin për ta vendosur atë në pushtet. Ai u largua nga shtëpia e sigurt në “rrethana misterioze” dhe që atëherë besohet se është marrë në paraburgim nga krahu i inteligjencës së IRGC-së, raportoi NYT, duke cituar zyrtarë iranianë.

Përpjekja për të bindur Ahmadinejadin është mbresëlënëse pjesërisht për shkak të rolit të tij kyç në intensifikimin e tensioneve me Izraelin dhe Perëndimin lidhur me programin bërthamor të Iranit, pasi ai u zgjodh president në vitin 2005.

Gjatë presidencës së tij, Ahmadinejad sponsorizoi një konferencë “shkencore” që pretendonte të shqyrtonte autenticitetin e Holokaustit, por në praktikë shprehte bindjen e tij të atëhershme se vrasja e 6 milionë hebrenjve nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte një “mit”.

Thuhet se zyrtarët izraelitë janë njoftuar për përkeqësimin e marrëdhënies së tij me Khamenein dhe elementë të tjerë të regjimit pasi ai u largua nga detyra në vitin 2013, gjë që u përkeqësua nga refuzimi i tij 3 herë për të kandiduar për president.

Nga ana e tij, Ahmadinejad filloi të moderonte pikëpamjet e tij të mëparshme të ashpra dhe punoi për të përmirësuar anglishten e tij, madje duke mbajtur një fjalim në Budapest në atë gjuhë. Ai gjithashtu iu nënshtrua një ndryshimi të imazhit, duke shkurtuar mjekrën e tij dikur të çrregullt, duke hequr xhaketën e tij të bardhë karakteristike dhe dukej sikur po merrte trajtim me botoks.

Ai gjithashtu u bë kritik ndaj shtypjeve brutale të regjimit ndaj lëvizjeve protestuese, pavarësisht faktit se ai vetë kishte qenë në qendër të njërit prej veprimeve më famëkeqe të tilla: Shtypjes së “lëvizjes së gjelbër” që lindi në përgjigje të fitores së tij zgjedhore të vitit 2009, të cilën kundërshtarët e konsideruan të vjedhur.

Besnikëria e Ahmadinejadit filloi të vihej në pikëpyetje ndërsa ai arriti në përfundimin se Irani nuk mund t’i mbijetonte sanksioneve ndërkombëtare që ishin vendosur për shkak të aktiviteteve të tij bërthamore, të cilat ai besonte se ishin bërë një barrë më tepër sesa një aset, sipas Haaretz.

Gazeta raportoi për mosmarrëveshjet brenda radhëve të Izraelit mbi misionin e ndryshimit të regjimit, të quajtur pperacioni "Maçoku me Çizme" nga Izraeli. Tzachi Hanegbi, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, i hodhi poshtë planet si "fantazi të egra" dhe shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Eyal Zamir, urdhëroi ndërprerjen e operacionit tre ditë para nisjes. Netanyahu i anashkaloi mosmarrëveshjet dhe urdhëroi që operacioni të vazhdonte.

Zyrtarët iranianë kishin filluar të dyshonin ndaj Ahmadinejadit pasi ai ia kishte fshehur dy herë informacionin e tij të sigurisë gjatë një udhëtimi në Budapest në vitin 2025, pak para luftës 12-ditore të verës së kaluar kundër regjimit nga Izraeli dhe SHBA-të, dhe e kishin përballur atë në lidhje me zhdukjet e tij.

Alex Vatanka, kreu i programit të Iranit në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington, tha se pakënaqësia e Ahmadinejadit me regjimin iranian ishte e njohur për njerëzit brenda, përfshirë Khamenein, i cili thuhet se është shqetësuar nga vendimi i ish-të mbrojturit të tij për të vizituar Guatemalën, e cila ka lidhje të ngushta diplomatike me Izraelin.

Por ai vuri në pikëpyetje kohën dhe motivimin e raporteve të fundit. “Pse Mossadi e la Ahmadinejadin të largohej pasi e shpëtoi?” - tha ai. “A do ta bënit ju, nëse do të kishit investuar kaq shumë? Ndoshta këto janë vetëm një përpjekje për të krijuar tension brenda regjimit, gjë që ka meritat e veta nga pikëpamja e kundërshtarëve të regjimit.” ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI