Flash

Hapet zjarr në Ngushticën e Hormuzit, Irani godet dy anije cisternë që transportonin naftë

Lapsi.al 14 July 2026

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit vazhdojnë të përshkallëzohen. Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) njoftoi se ka goditur dhe "neutralizuar" dy supertankerë. Sipas deklaratës së publikuar në Telegram, anijet kishin fikur sistemet e navigimit, kishin shpërfillur paralajmërimet iraniane dhe po lundronin në një korridor të minuara. Pak më herët, dy cisterna nafte të Emirateve të Bashkuara Arabe u goditën me raketa në jug të Ngushticës së Hormuzit. Ministria e Mbrojtjes e Emirateve njoftoi se anijet Al-Bahiya dhe Mombasa u sulmuan në ujërat territoriale të Omanit. Një marinar indian humbi jetën, ndërsa tetë persona të tjerë u plagosën.

IRGC nuk i identifikoi me emër anijet që pretendon se goditi dhe nuk dha detaje për kohën e sulmit. Në të njëjtën kohë, SHBA nisi një valë të re sulmesh ndaj objektivave ushtarake iraniane. Sipas CENTCOM, operacioni filloi menjëherë pasi presidenti Donald Trump paralajmëroi se Irani do të goditej "shumë fort". Trump rivendosi gjithashtu bllokadën ndaj anijeve iraniane dhe propozoi vendosjen e një tarife 20% për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, duke rritur edhe më tej tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI