Flash

Kaosi në Rinas, reagon aeroporti: Po punojmë për rikthimin në normalitet

Lapsi.al 28 August 2026

Avaria teknike në sistemin e monitorimit të "Albcontrol" ka shkaktuar kaos me oraret e udhëtimeve pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Aeroporti ka reaguar zyrtarisht duke raportuar se, deri më tani janë regjistruar pesë fluturime të anuluara plotësisht, ndërsa një tjetër është shtyrë për ditën e nesërme. Përveç anulimeve, problemet teknike kanë sjellë vonesa të konsiderueshme për 12 fluturime në nisje dhe 3 të tjera në mbërritje.

Mësohet se, Aeroporti Nënë Tereza ka angazhuar stafin maksimal në terminal për menaxhimin e pasagjerëve të prekur nga këto ndryshime.

"Për shkak të një problemi teknik të përkohshëm në sistemin e monitorimit të trafikut ajror nga Albcontrol, fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare u pezulluan për pak minuta si masë sigurie. Problematika u adresua menjëherë dhe aktualisht po bëhen të gjitha përpjekjet për rikthimin sa më të shpejtë të operacioneve në normalitet.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore, ndërsa po menaxhon pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve.

TIA ka angazhuar numrin maksimal të stafit në dispozicion për të mbështetur operacionet në terminal dhe për të garantuar menaxhimin sa më të shpejtë të situatës. Ekipet tona janë në gatishmëri të plotë dhe po bëjnë maksimumin për të përshpejtuar rikthimin e operacioneve në normalitet.

Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet dhe komunikimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimit. Siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor.", njofton aeroporti.

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI