Flash

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Lapsi.al 28 August 2026

Në vitin 2025, në Bashkimin Evropian u regjistruan 6.9 milionë fluturime komerciale, një rritje prej 3.8% krahasuar me vitin 2024, kur u regjistruan 6.7 milionë fluturime.

Sipas Eurostat, numri i fluturimeve është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 2021 dhe, në vitin 2025, u rikthye në një nivel të ngjashëm me atë të periudhës para pandemisë, kur në vitin 2019 u regjistruan 7.0 milionë fluturime.


Fluturimet komerciale jo të rregullta, përfshirë fluturimet charter dhe fluturime të tjera speciale, përbënin 8.5% të totalit të fluturimeve në vitin 2025. Muajt e verës: qershori (648 mijë e 707 fluturime në total), korriku (690 mijë e 855) dhe gushti (693 mijë e 46), shënuan numrin më të lartë të fluturimeve jo të rregullta, përkatësisht 11.2%, 12.3% dhe 11.4% të fluturimeve totale.

Schiphol i Amsterdamit, aeroporti me numrin më të madh të fluturimeve komerciale


Numri më i lartë i fluturimeve komerciale, të rregullta dhe jo të rregullta, në vitin 2025 u regjistrua në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, në Holandë, me 488 mijë fluturime. Ai u pasua nga aeroporti Paris-Charles de Gaulle në Francë, me 476 mijë fluturime, dhe Frankfurt/Main në Gjermani, me 457 mijë fluturime.

Ndër 10 aeroportet me numrin më të madh të fluturimeve komerciale, përqindja më e lartë e fluturimeve jo të rregullta u regjistrua në Athina/Eleftherios Venizelos në Greqi (5.2%), Adolfo Suárez Madrid-Barajas në Spanjë (4.8%) dhe København/Kastrup në Danimarkë (4.1%)./ Tv Klan

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI