Flash

Historike/ Protesta shënon ditën e 100-të: Nuk do ndalemi!

Lapsi.al 7 September 2026

Protesta qytetare që mbahet në qendër të Tiranës shënoi këtë të hënë të 7 shtatorit ditën e saj të 100-të të revoltës qytetare kundër klasës politike. Si çdo ditë, qytetarët nisën grumbullimin në sheshin “Skënderbej” për të vazhduar më tej marshimin drejt godinës së Kryeministrisë ku mbajtën fjalime nga organizatorët e protestës dhe protestuesit.

Kërkesa e protestuesve mbetet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. 

Në protestën e 100-të, spikati rikthimi i një prej protestueseve më të veçanta, e cila bëri bujë me parullat e saj. Ajo u shpreh se ka marrë vendimin më të mirë për t’u rikthyer dhe se parullat e saj, pavarësisht se disave nuk u pëlqejnë, do vazhdojë të bëjë të tilla.

“Ju keni më dhënë jetë dhe shpresë, ju më keni ripërtërirë përsëri. Vërtet, kur erdha në protesta, e pashë që më kishin pritur. Ne nuk na largon askush nga protesta. Kjo lloj proteste, grupi im i komitetit për mbrojtjen e popullit që u arrestua në 89-tën, kërkonte një protestë të tillë dhe ajo u realizua pas kaq shumë vitesh. Vitet nuk kanë rëndësi, unë nuk plakem. Unë isha e lodhur, e stresuar dhe e shantzhuar. Unë kam pasur parulla që disa nuk kanë qejf t’i shikojnë”, -tha ajo.

Një tjetër protestues ka shprehur mirënjohjen ndaj çdokujt që doli në shesh për të bërë opozitën në një periudhe kur ajo ishte inekzistente dhe qeveria po e shiste vendin. Ai shprehu bindjen se do të arrihet objektivi i kësaj nisme, pra rrëzimi i sistemit.

"Atdheu është në rrezik dhe ju dolët për ta mbrojtur. Dolën në një kohë kur nuk kishte për ta mbrojtur, qeveria  po e shiste, opozita ishte inekzistence. Dolët ju për të bërë opozitën. Mirënjohje që dolët në këtë shesh për 100 ditë. Jemi me entuziazëm që të arrijmë objektivin kryesor, rrëzimin e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeverie teknike që të marrë në dorë fatet e kombit tonë”, tha protestuesi. 

Në ditën e 100-të të protestës nuk kanë munguar as pankartat pikante të përgatitura nga protestuesit të cilët shprehen se do të vazhdojnë të protestojnë. Mes pankartave të shfaqura gjatë tubimit janë: “Një shesh, mijëra zëra”; “SPAK-u fle gjumë dhe nuk bën arrestime, këto vezë mbi Parlament janë për këto dënime”; “100 ditë prani besnike, Shqipëria digjet, politika krihet”. ©LAPSI.al 


Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI