
Një grup protestuesish vijojnë qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në sheshin para Kryeministrisë.
Situata deri më tani është e qetë dhe prej disa orësh nuk është shënuar asnjë përplasje apo incident. Ndërkohë anash godinës së Kryeministrisë janë të pozicionuar edhe forcat e policisë.
Kujtojmë se kjo është protesta e 11-të studentore që zhvillohet në Tiranë dhe ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka kërkuar disa herë dialog me studentët, por të rinjtë e kanë refuzuar.
Në orët e paradites protestës ju bashkuan edhe studentët e Mjekësisë, pedagogët dhe bluzat e bardha. Ndërkohë ditën e nesërme është thirrur protestë kombëtare para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit