Flash

Berisha: PD-në deshën ta blinin, por kjo parti s’është për tregti

Lapsi.al 30 May 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fjalën e tij në Kuvendin, që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

 
“Të dashur miq, përfaqësues të partive simotra! I dashur miku im i viteve ’90 e deri më sot, Bob McEwen, është nder i madh që je sot këtu mes nesh. I dashur Bob, 35 vite më parë përmbysëm diktaturën së bashku, tani do të përmbysim një tjetër diktaturë, më të shëmtuarën midis autokracive. Është nder të përshëndes edhe mikun tonë nga Greqia të partisë simotër. Jam takuar në 1991 me ish-kryeministrin Mitsotakis dhe tashme me të birin e tij.

Të dashur delegatë, të ftuar, të pranishëm në këtë kuvend. Secili nga ne, në këtë moment në mënyrë eksklamative mund të shtrojë pyetjen: Çfarë rrugëtimi, çfarë maratone e jashtëzakonshme e maratonomakëve si ju? Më kujtohet kur hodhëm hapat e parë për rithemelimin e PD para 5 vitesh. E dija mirë se kishim një rrugë të vështirë, na prisnim beteja të egra dhe e njihja narkoshtetin e instaluar në Shqipëri.

 
Në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por kam pasur një avantazh të madh. Kam ruajtur bindjen se askush nuk del jashtë teorisë së gabimit. Ajo çka unë nuk kam gabuar kurrë është në besimin ndaj jush. Nuk kam vendosur kurrë në jetën time në dyshim përkushtimin, idealet dhe vendosmërinë tuaj. Prandaj nisëm së bashku një rrugëtim të vështirë në një moment kritik.

Kishim shumë përpjekje në dekada për të forcuar prularizmin. Erdhi një moment kur Edi Rama vendosi si moral dhe platformë atë të etërve të tij dhe ndërmori sulmin për asgjësimin e PD, shndërrimin e saj në opozitë fasadë, për blerjen e saj. Por kjo parti nuk është për treg, është për moral, ideale dhe vlera. As nuk blihet, as shitet dhe nuk mposhtet kurrë. Ndaj edhe u ngritëm, në një kohë kur duket sikur edhe tokën e qiellin e kishim kundër”, tha Berisha mes të tjerash.

 

 

Të këshilluara

Kuvendi Kombëtar i PD nis punimet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, aty ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i PD. Siç shihet e...

11:47

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI