Flash

Berisha i përgjigjet Ramës: “Pasqyrë Albania” është "Diella" e re shumë milionëshe!

Lapsi.al 23 August 2026

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ndaj nismës së qeverisë për krijimin e portalit të ri “Pasqyra Albania”, duke e cilësuar atë si një tjetër projekt abuziv dhe një mënyrë për të shpërdoruar miliona nga paratë publike.

Sipas kreut të PD-së, “Pasqyra Albania” paraqitet si një portal përmes të cilit qytetarët do të mund të ndjekin ankesat dhe kërkesat e tyre, por në të vërtetë, sipas tij, bëhet fjalë për një tjetër projekt që do të kushtojë miliona dollarë.

“Pasqyra është një mashtrim i ri, një mur i ri midis qytetarit dhe administratës”, shprehet Berisha, duke shtuar se platforma do t’u shërbejë qytetarëve “aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare”.

"Pasqyrë Albania”, Diella e re shumë milionëshe! Në serialin e mashtrimeve të tij të kësaj vere, Edi Rama, i bronzuar por i tromaksur dhe i skaduar, pas dështimit me Besën dhe Besimin, njoftoi nga Pogradeci portalin e ri "Pasqyra Albania" si mjetin e komunikimit me qytetarët për hallet e tyre.

Në fakt, me këtë ai njoftoi vjedhjen e re të miliona dollarëve për "Pasqyra Albania", në të cilën, sipas tij, qytetari do të mund të ndjekë ankesën apo kërkesën e tij.

Natyrisht, pasqyra është një mashtrim i ri, një mur i ri midis qytetarit dhe administratës, e cila do t'u shërbejë qytetarëve aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare" - shprehet Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI