Flash

Dita e 85-të e protestës/ Qytetarët marshojnë sërish para Kryeministrisë

Lapsi.al 23 August 2026

Në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ka nisur edhe këtë të diel marshimi i qytetarëve në ditën e 85-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas janë nisur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Me pankarta në duar, qytetarët përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, ndërsa kërkojnë ndryshim politik dhe qeverisës.

Protesta nisi fillimisht në kundërshtim me zhvillimet lidhur me projektin në Zvërnec, por më pas u zgjerua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe establishmentit politik. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI