
Në një botë ku kujdesi estetik është shndërruar në një mënyrë jetese dhe ku standardet e bukurisë evoluojnë me ritme të shpejta, trajtimet estetike nuk janë më thjesht një luks, por një zgjedhje e natyrshme për ata që kërkojnë të përmirësojnë pamjen, të ruajnë freskinë dhe të ndihen më mirë me veten. Në këtë realitet, estetika moderne nuk synon të ndryshojë identitetin, por ta rafinojë atë me një dimension të ri, ku bukuria nuk matet vetëm me atë që duket, por edhe me mënyrën se si një person ndihet dhe prezantohet. Një linjë koherente e ndjekur nga Ataraxia, që nga 1 shtatori 2026, hap dyert e Ataraxia Central, klinikës së saj flagship në Garden Building, Tiranë – një hapësirë e konceptuar për të sjellë nën një çati mjekësinë estetike, teknologjitë laser, trajtimet e avancuara për fytyrën dhe trupin, hair restoration, wellness dhe një qasje gjithnjë e më të orientuar drejt jetëgjatësisë.
Pas zhvillimit të dy klinikave të saj në Kompleksin Delijorgji, Ataraxia hyn në një kapitull të ri. Ataraxia Central – Medical & Wellness Hub nuk është konceptuar si një degë e tretë, por si qendra përfaqësuese e brandit: një flagship ku arkitektura, teknologjia dhe eksperienca e klientit janë menduar si pjesë e së njëjtës filozofi. Në një industri ku estetika po largohet gjithnjë e më shumë nga koncepti i ndërhyrjes së izoluar dhe po shkon drejt protokolleve të personalizuara, diagnostikimit dhe teknologjisë, Ataraxia Central synon të krijojë një destinacion ku çdo trajtim nis nga një ide e thjeshtë: rezultati duhet të jetë i menduar për individin, jo individi për trajtimin.
Në këtë vizion hyn edhe Ataraxia Longevity Concept – një qasje që e sheh estetikën jo vetëm si përmirësim të pamjes së jashtme, por si pjesë të një filozofie më të gjerë të mirëqenies, vitalitetit, kujdesit afatgjatë dhe ruajtjes së cilësisë së jetës.

Në qendër të konceptit të Ataraxia Central qëndron teknologjia
Klinika do të sjellë në Tiranë një portofol të gjerë platformash të avancuara ndërkombëtare për trajtimin e lëkurës, estetikën e fytyrës, konturimin e trupit, epilimin laser dhe mirëqenien.
Mes teknologjive të përzgjedhura janë MOXI™️ dhe BBL®️, të përdorura gjerësisht në mjekësinë estetike moderne për përmirësimin e cilësisë së lëkurës, fotorejuvenation dhe protokolle të avancuara të trajtimit të pigmentimit dhe shenjave të plakjes.
Për resurfacing dhe trajtime më intensive dermatologjike, Ataraxia Central do të ketë gjithashtu Alma Hybrid CO₂, duke zgjeruar ndjeshëm spektrin e protokolleve që mund të realizohen brenda klinikës.
Një tjetër element i rëndësishëm është Ultraformer MPT, teknologji e fokusuar në procedurat jo-kirurgjikale për lifting dhe tightening, duke plotësuar filozofinë e klinikës për rezultate estetike me ndërhyrje minimale dhe rikuperim të kontrolluar.

GentleMax Pro Plus – një standard i ri për epilimin laser
Laser hair removal ka qenë historikisht një prej shtyllave të zhvillimit të Ataraxia-s. Në Ataraxia Central kjo kategori kalon në një nivel tjetër me Candela GentleMax Pro Plus®️, një nga platformat më të njohura ndërkombëtare të gjeneratës së fundit për reduktimin afatgjatë të qimeve me laser. Investimi në këtë platformë është pjesë e një strategjie më të gjerë: të kalohet nga ofrimi i një shërbimi laser në krijimin e një qendre reference për teknologjinë laser dhe estetikën e avancuar në Tiranë.

Nga analiza e lëkurës te protokolli i personalizuar
Një nga ndryshimet që Ataraxia Central kërkon të sjellë në eksperiencën estetike është mënyra se si ndërtohet trajtimi. Përmes sistemit të avancuar të analizës së lëkurës AURA Skin Analyzer, specialistët do të kenë mundësi të analizojnë më në detaj karakteristikat e lëkurës përpara hartimit të protokollit. Ideja është që klienti të mos zgjedhë domosdoshmërisht një pajisje apo një emër trajtimi, por të marrë një program të ndërtuar sipas nevojave individuale.
Në këtë filozofi integrohen teknologji si MOXI, BBL, Alma Hybrid CO₂, Ultraformer MPT dhe trajtimet e kujdesit të thelluar të lëkurës me HydraFacial Prime, duke krijuar mundësi për kombinime të personalizuara dhe programe të ndërtuara në kohë. Kjo qasje lidhet drejtpërdrejt edhe me konceptin e jetëgjatësisë: të mos trajtohet vetëm një problem i momentit, por të ndërtohet një strategji kujdesi që synon mirëmbajtjen e lëkurës, tonusit, vitalitetit dhe pamjes në afat të gjatë.

Një hapësirë e dedikuar edhe transformimit të trupit
Ataraxia Central do të ketë një sektor të rëndësishëm të dedikuar body contouring. Në të do të integrohen EMSCULPT NEO, EMTONE dhe icoone®️, teknologji që adresojnë komponentë të ndryshëm të konturimit, tonifikimit dhe cilësisë së indeve.
Në vend të trajtimeve të izoluara, filozofia e qendrës është krijimi i protokolleve që mund të kombinojnë teknologji të ndryshme sipas objektivit dhe karakteristikave individuale. Kjo qasje e pozicionon body contouring jo si një shërbim periferik të klinikës, por si një prej departamenteve kryesore të Ataraxia Central.
ExoMind – estetika takon wellbeing
Një nga teknologjitë më të veçanta të konceptit të ri është ExoMind. Po flasim për një pajisje për stimulim jo-invaziv të trurit me fusha elektromagnetike, që përdoret për përmirësimin e humorit dhe mirëqenies mendore, gjumit dhe relaksimit, si dhe reduktimin e stresit dhe ankthit. Një risi në tregun shqiptar dhe Ataraxia është e vetmja klinikë në vendin tonë që posedon këtë pajisje.

Hair Restoration, dermatologji estetike dhe kujdes i integruar
Ataraxia Central do të zgjerojë gjithashtu ndjeshëm aktivitetin e brandit në hair restoration, me ambiente të dedikuara për transplantin e flokëve dhe trajtime rigjeneruese të skalpit.
Krahas tyre, qendra do të ofrojë dermatologji estetike, procedura injectable, trajtime të fytyrës, skin rejuvenation dhe protokolle të avancuara për mirëmbajtjen e cilësisë së lëkurës.
Objektivi është që klienti të ketë në një destinacion të vetëm një spektër shumë më të gjerë zgjidhjesh dhe një plan kujdesi që mund të evoluojë me kalimin e kohës.

Tre qendra në Tiranë, një filozofi e vetme
Hapja e Ataraxia Central vjen pas zhvillimit të dy strukturave ekzistuese të Ataraxia-s në Kompleksin Delijorgji, Tiranë:
*Ataraxia Laser, Physio & Wellness Clinic, ndërtoi bazën e brandit duke kombinuar fizioterapinë, laserin dhe wellness.
*Ataraxia Medical Clinic, gjithashtu në Delijorgji, duke zgjeruar aktivitetin drejt mjekësisë estetike, dermatologjisë dhe teknologjive të avancuara.
Tashmë, me Ataraxia Central, këto eksperienca bashkohen në projektin më të madh dhe më përfaqësues të markës deri më sot. Tre qendra, me profile që plotësojnë njëra-tjetrën, por me të njëjtin identitet dhe të njëjtën filozofi të kujdesit.
Ambicia e projektit shkon përtej krijimit të një klinike estetike me pajisje të avancuara. Synimi është të ndërtohet një destinacion ku aesthetics, ëellness dhe longevity bashkohen në një koncept të vetëm dhe ku kujdesi nuk matet vetëm me rezultatin e sotëm, por edhe me mënyrën se si ai mund të ruhet me kalimin e viteve. Ataraxia Central synon të jetë një nga destinacionet e referencës në Tiranë për estetikë të avancuar, laser, body contouring, hair restoration, wellness dhe longevity. Më 1 shtator 2026, dyert e saj hapen në Garden Building, Tiranë. E kjo datë nuk shënon vetëm inaugurimin e një klinike të re. Shënon fillimin e kapitullit të saj më ambicioz deri më sot.
(Artikull promocional)