Flash

Aksident në Berat/ Furgoni humb kontrollin, merr para çiftin e bashkëshortëve në trotuar

Lapsi.al 2 September 2026

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, në vendin e quajtur 'Ura e Varur'. Sipas informacioneve paraprake, një furgon i zi tip 'Benz' i drejtuar nga 60-vjeçari Arben Brahimaj nga Vlora, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur mbi trotuar një çift të moshuar bashkëshortësh.

Çifti po priste në trotuar që të hapej semafori për të kaluar rrugën. Ata janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmisë së drejtuesit të furgonit, ai ka deklaruar se i është bllokuar timoni dhe frenat. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rethanve të ngjarjes dhe shkaqet e aksidentit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI