Flash

Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë, makina kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal

Lapsi.al 22 October 2026

Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë, makina kapërcen

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes në autostradën Fier-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës. Një çift bashkëshortësh ka mbetur i plagosur. Mësohet se një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga, është përplasur me barrierat metalike dhe i ka kapërcyer ato, duke përfunduar në një kanal rreth pesë metra poshtë urës.

Për nxjerrjen e dy bashkëshortëve nga automjeti është dashur ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse të Lushnjës dhe e personelit mjekësor të ambulancës. Të dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore për lëndimet e pësuara. Sipas të dhënave paraprake nga Policia Rrugore, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia e madhe në asfalt, si pasojë e reshjeve intensive të shiut, kanë bërë që drejtuesi i automjetit të humbasë kontrollin dhe të mos arrijë të futet në rrethrrotullim.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI