Flash

Ahmetaj: Rama do i japë mikut izraelit gazin e Delvinës dhe TEC-in e Vlorës

Lapsi.al 7 September 2026

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka publikuar një audiopërgjim ku është përfshirë izraelito-shqiptari, Ron Yefet dhe dy qytetarëve, ukrainisht folës dhe rusisht folës.

Sipas Ahmetajt, këta të tre po tentojnë të grabisin gazin e Delvinës. Ahmetaj ka zbuluar dhe kush është Ermal Raketa.

ÇIM PEKA: Pra, publiku i ka ndjekur dhe nëpërmjet ekranit të titruar në shqip. Tani sqaro pak çfarë është?

ARBEN AHMETAJ: Është interesante. Është midis Ron Yefetit dhe dy qytetarëve, ukrainishtfolës dhe rusishtfolës. Njëri prej tyre e ka emrin Igor, por këta nuk janë fokusi im.

Bëhet fjalë për grabitjen e Delvinës me të njëjtin koncept, konceptin KAYO. Shqiptarët duhet ta dinë që kreu i organizatës së bashku me plaçkitësen kanë më shumë se 9-10 muaj që tentojnë të grabisin Delvinën për t'ia dhënë Ron Yefetit.

Koncepti KAYO është: shteti krijon një kompani, siç ka krijuar KAYOn. Dhe pastaj këtu fillojnë gjithë vemjet, joint venture, me 80% vemjet dhe 20% shteti i shkretë. Devijojnë paratë e buxhetit të shtetit dhe shërbimet pa tender në mënyrë kriminale tek kompanitë bija të KAYOs. Dhe vemjet nuk hedhin asnjë cent.

Do ta shikojmë tek Timak Defense. Këto janë krijesa të Edi Ramës. I lutem deputetëve të partisë time që votuan ligjin e KAYO-s, të mos e ulin kokën, se po ju vjen ligji tjetër në shëndetësi. Është i njëjti koncept KAYO me izraelitin tjetër Sani, që e paska deklaruar dhe në grup, ka thënë ‘ministrja iku se nuk firmosi’. Le ta mohojë sa ta dojë, se nga brenda grupit më ka ardhur, por ka thënë se, ne do bëjmë një gjë fantastike pa tender me izraelitin në Shëndetësi. Prandaj ka ikur ministria.

ÇIM PEKA: Është tjetër izraelit ky?

ARBEN AHMETAJ: Është tjetër izraelit ky. Është influenca e Ron Yefetit. Këtu bëhet fjalë që të grabitet Delvina, madje aty i thotë: ‘Nuk keni nevojë për para, ndërtoni pak pjesën teknike se s'ka hedhur asnjë cent’.

Dhe sigurisht që Ermal Raketa, që atë ditë ka qenë zëvendëssekretar i përgjithshëm, që u bë kryetar i bordit të KAYOs, u bë ministër i Mbrojtjes. E mbani mend që zoti Peka, në intervistën e fundit, kam thënë që është ndërruar komandanti i forcave tokësore me qëllim.

Tani do shohim transfertat, paratë e shqiptarëve si u shkojnë miqve, klientëve dhe kreut të organizatës. Unë brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste shoh që nuk ndjehet njeri për plaçkitësen, votojnë këtë ligj kriminal për të vënë duart në kokë.

ÇIM PEKA: Po pse i quajtur Ermal Raketa?

ARBEN AHMETAJ: Ermal Raketa është pseudonimi që Forcat e Armatosura i referohen ministrit të tyre. Nga brenda më ka ardhur. Kur kreu i organizatës i ka thënë: ‘Ermal, ti po më zhgënjen’, Ermali çohet në këmbë dhe i thotë: ‘Unë për ty bëj dhe raketë!’. E firmos. Dhe Forcat e Armatosura tash kanë filluar i thonë Ermal Raketa.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI