Flash

Tronditet Argjentina/ Trafikantët e drᴏgës masakruan 3 vajza të reja pasi...

Lapsi.al 26 September 2025
Tronditet Argjentina/ Trafikantët e drᴏgës masakruan 3 vajza të

Vrasja brutale e një vajze 15-vjeçare dhe dy 20-vjeçarëve nga trafikantët e drogës, të cilët fillimisht i torturuan, pastaj i përdhunuan dhe në fund i vranë, ka tronditur Argjentinën. Sipas mediave vendase, tortura dhe fundi tragjik i tre vajzave të reja u transmetua LIVE në një grup të mbyllur në Instagram që u ndoq nga rreth 45 persona.

Burime policore raportuan se autorët i prenë gishtat 15-vjeçares Lara Gutierrez, vranë 20-vjeçaren Morena Verdi duke i vënë një qese në kokë për t'i shkaktuar mbytje ndërsa Brenda Del Castillo, gjithashtu 20 vjeç, u gjet e vdekur me kafkën e thyer dhe barkun e hapur.

Mediat lokale raportuan se motivi i krimit brutal ishte akuza kundër tre vajzave se kishin vjedhur 4 kilogramë kokainë. Kurthi, sipas të njëjtave burime, ishte ngritur me joshjen e pjesëmarrjes në një festë dashurie për të cilën secila vajzë do të merrte rreth 300 euro si shpërblim.

Një shtetas peruan, i cili besohet se është larguar nga Argjentina është identifikuar si kreu i bandës që dyshohet se urdhëroi "vrasjet për hakmarrje" si një "masë parandaluese" për të tjerët.

Vrasje e tmerrshme në Argjentinë: Një 15-vjeçare dhe dy 20-vjeçare u torturuan, përdhunuan dhe vranë në transmetim të drejtpërdrejtë</p><p>

Herën e fundit që tre viktimat u panë gjallë ishte nata e së premtes së kaluar, kur siç njoftoi një zëdhënës i policisë, "ato u panë duke hyrë në një automjet vullnetarisht, sepse ishin ftuar në një aktivitet, pa e ditur se po binin në një kurth të ngritur nga një bandë ndërkombëtare e trafikut të drogës, e cila kishte kurdisur një plan për t'i vrarë”.

Deri më tani janë bërë 4 arrestime, ndërsa automjeti në të cilin udhëtonin vajzat u gjet i djegur 100 metra larg shtëpisë ku u gjetën trupat e tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI