Flash

Zelenskyy në OKB-së: Ndalojeni Rusinë tani, për ndryshe Putini do të zgjerojë luftën

Lapsi.al 24 September 2025
Zelenskyy në OKB-së: Ndalojeni Rusinë tani, për ndryshe

- Presidenti i Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka folur sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Gjatë fjalës së tij Zelenskyy kërkoi më shumë ndihmë dhe mobilizim nga vendet perëndimore. Teksa foli për rrezikun që lufta e Rusisë të zgjerohet përtej Ukrainës, Zelensky i bëri thirrjë OKB-së që të ndalojë tani Moskën dhe Putinin, pasi në të kundërt lufta do të marrë përmasa të mëdha.

Zelensky theksoi se ndihma për Ukrainën nuk është thjesht solidaritet, por një nevojë urgjente për të ndaluar një të keqe më të madhe. Ai u bëri thirrje vendeve perëndimore dhe udhëheqësve botërorë të veprojnë menjëherë:

“Putini do ta vazhdojë luftën përpara, më gjerë dhe më thellë… Ukraina është vetëm e para. Dronët rusë tashmë po fluturojnë nëpër Evropë. Faktet janë të thjeshta: Ndalimi i kësaj lufte tani ka më pak kosto se ndërtimi i bunkerëve në të ardhmen. Ndalimi i Putinit tani është më pak i kushtueshëm se përpjekja për të mbrojtur çdo port nga dronët terroristë. Dhe është më i thjeshtë sesa të pyesim veten se kur do të shfaqet një dron me kokë bërthamore”, tha Zelensky.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI