Flash

Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla

BE thuajse e braktisi modelin paqësor dhe i dha prioritet të fortit dhe të korruptuarit në pushtet. Madje, ambasadori i BE në Tiranë e mbylli karrierën e Tiranë me një dekoratë nga i forti i Shqipëtisë

14:37 Nebi Bardhoshi

VENDIMI/ Rama i heq Pallatin e Kongreseve bashkisë së Tiranës

Lapsi.al 31 July 2025
VENDIMI/ Rama i heq Pallatin e Kongreseve bashkisë së Tiranës

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, në funksion të një projekti të rëndësishëm investimi për kulturën dhe infrastrukturën publike.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me porosi të Kryeministrit Edi Rama dhe në mungesë të tij, nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, prona me numër 7/74 në zonën kadastrale 8160, Tiranë, i kalon nga Bashkia Tiranë në administrim Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kjo pronë ndodhet në zonën ku ndodhet Pallati i Kongreseve, dhe transferimi i saj ka si qëllim realizimin e projektit të investimit “Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve”, një nga godinat më ikonike për jetën kulturore dhe institucionale në kryeqytet, shkruan A2 CNN.

Vendimi parashikon gjithashtu që prona në fjalë të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme publike të Bashkisë Tiranë, listë që ishte miratuar fillimisht me vendimin nr. 834, datë 13 dhjetor 2006, dhe që ka pësuar ndryshime ndër vite.

LEXO EDHE: Radha e Pallatit të Kongreseve për t’u shembur e për t’u ringritur mes kullave 

Analiza/ Tirana e Edi Ramës, një shkretëtirë me kulla dhe ngjyra

"Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar: Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren Zyrtare” - thuhet në vendim. /LAPSI.al

Të këshilluara

Plagoset me thikë një i ri në Shkodër

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në zonën e njohur si “Ish Dega”. Pas përplasjes fizik...

19:11

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI