Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mëson se një turist i huaj ka vrarë bashkëshorten dhe më pas ka qëlluar edhe veten, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Krimi raportohet se ka ndodhur në një banesë të marrë me qira në lagjen “Gjuhadol”, në afërsi të pedonales në Shkodër, ndërsa turistët ishin amerikanë. Policia nga mbërritur në zonë dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak:
Rreth orës 10:15, në rrugën "At Shtjefën Gjeçovi", në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.
Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.