Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Vrαsja në Postribë/ Babai i autorit: Jemi ngujuar si fis, nuk kam bukë për fëmijët

Lapsi.al 21 January 2025
Vrαsja në Postribë/ Babai i autorit: Jemi ngujuar si fis, nuk

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak se dy djemtë, Arjoni dhe Klismani, akuzohen për vrasjen e fqinjit të tyre, Ramazan Matajt. Kryefamiljari Rrustem Hasaj, tregon se familja me 4 fëmijë të mitur nuk ka asnjë forcë punëtore dhe as të ardhura.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai tregon sesi vajzës së tij iu prishën dy martesa për shkak të viktimës. “15 ditë kanë qenë terr për familjen time. Jemi të ngujuar, nusja bashkë me 4 fëmijë. I gjithë fisi jemi të ngujuar. As për të marrë një kafe për vete nuk dalin. Nuk kanë shkuar në shkollë, nuk mund t’i çoj se gjaknxehtësi është. Nuk kemi dal askund prej 15 ditësh. Faleminderit i respektoj disa shokë që më kanë sjellë një kafshatë bukë, nuk mi kanë lënë fëmijët pa bukë.

Fati ynë është në dorë të zotit, skam as rrogë as ndihmë as pension. Fëmijët nuk e dinë çfarë ka ndodhur, mendojnë se të atin e kanë jashtë shtetit. Vajza është 8 vjeçe ke kupton. Zoti në qiell e di si do të përfundojë. Për rastin në fjalë nuk është diskutuar, vetëm dy herë. Nuk më kanë sqaruar gjë, janë shumë të prekur për atë që ka ndodh, por shprehja e tyre është se na ka mundur e keqja.

Unë nuk e kam ditur çfarë ka ndodhur. Kjo punë mosmarrveshje ka 6 vite. Unë kam qenë para 4 vitesh në dijeni, vajza ime është ndarë nga dy burra për shkak të këtij personi. Familja e burrit të dytë më ka ardh në mes të natës në shtëpi më kanë treguar disa video të vajzës që unë nuk kam mundur t’i shoh. Ka 4 vite që ajo vajzë është larguar nga shtëpia.

Ai ka tentuar të futet edhe me zor në shtëpi, vajza ka bëritur. Vajza e vogël ka bërë denoncim për përndjekjen që ka bërë. Është bërë shoqërimi i këtij personi, unë ja kam lënë shtetit në dorë. Dua drejtësi, dënimin ta marrin këta që kanë bërë krimin. Jam 60 vjeç dhe do rris dhe 4 fëmijët e djalit. Më kanë thënë që vajza ka ikur në Francë, ka ndenjur një vit atje dhe ka ardhur në Shkodër dhe kanë nisur problemet sërish me këtë person.

Për djalin e vogël bëj be në kish e në xhami që është i pafajshëm. Djali i madh e ka bërë vetë ngjarjen. Djali ka bërë takime me viktimën dhe të vëllain, i ka thënë hiq dorë. Nga data 25 dhjetor deri më 4 janar, e ka porosit 5 herë këtë viktimën, kurse vëllain e ka porositur para se të ikte ai në Belgjikë” - u shpreh Rustemi. /Marrë nga TCH

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43