Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Larg qëndrimit të ri të Trump, Rama takon shefen e TikTok dhe flet pa thënë asgjë

Lapsi.al 21 January 2025
Larg qëndrimit të ri të Trump, Rama takon shefen e TikTok dhe

I pamundur për të qenë pjesë në inaugurimin e Donald Trump si President, Edi Rama ka qenë në Davos prej ditës së djeshme, ku edhe ka takuar një drejtuese të lartë të TIkTok, platformën për të cilën paqartësia në Shqipëri tashmë është e madhe.

Rama shpërndau foto nga takimi me Christine Grahn, drejtuesen e Marrëdhënieve me Qeveritë & Politikën Publike të TikTok për Europën.

Kryeministri thotë se ka diskutuar me të shqetësimet që çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në Shqipëri, ndërsa zbulon se kanë vendosur disa piketa bashkëpunimi në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por me të gjitha garancitë e nevojshme.

“Davos, Forumi Ekonomik Botëror – Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”, shkruan Rama në Facebook.

Pra Rama flet pa thënë asgjë. Pa treguar as se çfarë masash konkrete i ka kërkuar platformës që të marrë, as se çfarë i është premtuar nga shefja politike e TikTok për Europën.

Dy arsye janë komentuar gjerazi se pse Rama po merr vendimin ekstrem të mbylljes së TikTok për një vit. E para është se dëshiron të mbyllë një platformë që i bën lehtë jehonë zërave opozitarë, ndryshe nga Facebook dhe Instagram. E dyta është se ai kërkonte të tërhiqte vëmendjen e presidentit të ri amerikan Donald Trump, i cili më parë kërkonte mbylljen e TikTok, si një kompani kineze që kompromentonte të dhënat e përdoruesve amerikanë.

Por javët e fundit situata ka ndryshuar plotësisht. Në një kohë kur mbyllja e TikTok nuk është më veprimi më ekzotik i mundshëm, pasi Donald Trump ka ndryshuar mendim dhe ka vendosur ta mbajë hapur TikTok-un në SHBA, madje edhe përkundër vendimit të gjyqësorit amerikan për ta mbyllur, nëse do të marrim të mirëqenë angazhimin e Ramës për ta mbyllur TikTok për të tërhequr vëmendjen e Trump, ky veprim i Ramës po ngjan gjithnjë e më shumë si një bast i vënë keq. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Debati për TikTok/ Trump kthen mendje, reshtohet kundër mbylljes 

Lexo më tej: Trump nënshkruan vendimin për shtyrjen e bllokimit të Tik-Tok 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI