Flash

Elbasan/ Aksidentoi për νdekje këmbësorin, vihet në pranga 23-vjeçari

Lapsi.al 26 December 2024
Elbasan/ Aksidentoi për νdekje këmbësorin, vihet në

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan. I riu u vu në pranga pasi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ka aksidentuar për vdekje një këmbësor 69-vjeçar.

'Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin Rr. Gj., 69 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital.', njofton policia.

Gjithashtu policia ka arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë, për drejtim automjeti në gjendje të dehur, teksa njëri prej tyre u përplas dhe me një makinë tjetër në Prrenjas.

'-L. Q., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-G. B., banues në Prrenjas, pasi në Prrenjas, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. G., 34 vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.', thotë njoftimi i policisë.

Të këshilluara

Gjendet pajetë një person në Gjirokastër

Një person është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas policisë viktima është 62 vjeç. Dyshimet e para janë që 62-vjeçari, i cili n...

09:14

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI