Flash

Çmimet rriten deri në 9 herë më shumë se inflacioni

Lapsi.al 9 December 2024
Çmimet rriten deri në 9 herë më shumë se inflacioni

Rritja e çmimeve të produkteve bujqësore, deri në 9 herë më shumë se inflacioni, është një goditje e rëndë për familjet shqiptare, veçanërisht ato me të ardhura të ulëta. Produktet bazë si qumështi, rrushi dhe perimet, që përbëjnë një pjesë të domosdoshme të konsumit të përditshëm, janë bërë gjithnjë e më të papërballueshme.

Kjo rritje ndikon negativisht jo vetëm në standardin e jetesës së qytetarëve, por edhe në konsumin e përgjithshëm, duke dëmtuar zinxhirin ekonomik. Ndërkohë, fermerët po përballen me çmime të padrejta në pikat e grumbullimit, duke u privuar nga fitimet e merituara. Në këto kushte, pabarazitë ekonomike thellohen, ndërsa potenciali për zhvillim të qëndrueshëm në bujqësi mbetet i kufizuar.

Gjatë vitit 2023, inflacioni mesatar në Shqipëri ishte 4.7%, por disa produkte bujqësore, që janë baza e shportës së konsumit, përjetuan rritje të çmimeve deri në 9 herë më të lartë se inflacioni. Sipas Monitor, qumështi, një nga produktet bazë, u shtrenjtua me 18-43% krahasuar me vitin 2022, ndërsa çmimi i rrushit, mishit të shpendëve dhe agrumeve pati gjithashtu rritje të ndjeshme.

Në total, çmimet e produkteve bujqësore u rritën me 14.1%, duke reflektuar një rritje trefish më të madhe se inflacioni. Nga ana tjetër, drithërat ishin i vetmi produkt me ulje çmimi, duke pasqyruar stabilizimin pas krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Në tregjet e pakicës, produktet bujqësore regjistruan rritje dyshifrore, ndërsa çmimet në pikat e grumbullimit shpesh mbeten të padrejta për fermerët. Kjo situatë pasqyron sfidat strukturore të bujqësisë shqiptare dhe efektet e saj te konsumatorët dhe prodhuesit. /monitor

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI