Flash

Tragjedi në stadium, të paktën 56 humbin jetën në N’zérékoré: mes tyre edhe fëmijë

Lapsi.al 2 December 2024
Tragjedi në stadium, të paktën 56 humbin jetën në
Bilanci tragjik i përplasjes gjatë një ndeshjeje futbolli të zhvilluar në N’zérékoré, qyteti i dytë më i madh i Guinesë, ka shkuar në të paktën 56 të vdekur, megjithëse disa media lokale raportojnë për më shumë se 100 viktima. Ngjarja nisi pas një vendimi të arbitrit që shkaktoi një pushtim të fushës gjatë ndeshjes midis N’zérékoré dhe Labé. Sipas shtypit lokal, policia përdori gaz lotsjellës pasi tifozët e ekipit vizitor të Labé, të zemëruar nga vendimet e arbitrit, filluan të hidhnin gurë në fushë dhe më pas e pushtuan atë, duke shkaktuar panik mes spektatorëve që përpiqeshin të largoheshin nga stadiumi. Një mjek, duke folur në kushte anonimiteti, tha se “ka rreth 100 të vdekur” dhe kufomat kanë mbushur spitalin lokal dhe morgun. Mes viktimave ka edhe shumë fëmijë. Kryeministri i qeverisë së drejtuar nga junta ushtarake ka bërë thirrje për qetësi. “Qeveria dënon incidentet që kanë dëmtuar ndeshjen midis Labé dhe N’zérékoré – ka shkruar Amadou Oury Bah në Facebook. – Qeveria po ndjek situatën dhe rithekson thirrjen për qetësi, në mënyrë që shërbimet spitalore të mund të ndihmojnë të plagosurit.” Koalicioni i partive politike i njohur si Aleanca Kombëtare për Alternancë dhe Demokraci ka kërkuar hapjen e një hetimi, duke deklaruar se turneu është organizuar për të mbledhur mbështetje për ambiciet politike “të paligjshme dhe të papërshtatshme” të liderit ushtarak Mamadi Doumbouya. Guinea drejtohet nga ushtria që kur ushtarët rrëzuan presidentin Alpha Condé në vitin 2021. Turneu, i cili përfundoi me gjakderdhje, ishte kushtuar kreut të juntës, gjeneralit Doumbouya, i cili erdhi në pushtet pas një grushti shteti në shtator 2021 dhe prej atëherë është bërë president. Turnetë e tillë janë shtuar javët e fundit në Guinea, duke u parë si një mbështetje për një kandidaturë të mundshme të Doumbouya në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI